Ballina Politika Rama në bashkinë e Tiranës, në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit:...

Rama në bashkinë e Tiranës, në ceremoninë e nderimit të Ali Ahmetit: Vetëm ai më kthente këtu sot

63
0

Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e ceremonisë së nderimit me titullin “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tij ndaj bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Pjesë e kësaj ceremonie janë dhe personalitete të tjera të rëndësishme të vendit.

Nderimi me titullin “Qytetar Nderi” u propozua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe u mbështet nga këshilli bashkiak i Tiranës.

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me një batutë: “Vetëm ai më kthente këtu sot”, duke nënkuptuar godinën e bashkisë së  Tiranës të cilin ai e ka drejtuar vite më parë dhe e quajti Ahmetin  “Një shqiptar ndër më të mirët” 

Teksa vlerësoi maksimalisht rolin e Ahmetit në përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve që jetojnë në republikën fqinje, Rama bëri thirje për bashkim mes shqiptarëve dhe dënoi përçarjet.

“Sot Tirana nderon një shqiptar ndër më të mirët e historisë tonë kombëtare. Një histori e shkruar me stërmundime të jashtëzakonshme, jo vetëm për shkak të fuqive të mëdha, dikur që për ta Shqipëria ishte një shprehje e bezdishme gjeografike, as vetëm për shkak fqinjësh më të fuqishëm, të cilët deri disa dekada më parë e shihnin shqiptarin si atavizëm të padurueshëm historik në trevat e këtij rajoni provincial mes Lindjes dhe Perëndimit, por edhe për shkjak shqiptarësh të këqij që armët e luftës dhe të diplomacisë i përdornin kundër njëri-t jetrit.

Nuk besoj se  një tjetër komb në Ballkan e ka vuajtur më shumë se sa shqiptarët përçrjen mes veti dhe ma ha mendja se mbi askënd tjetër në këtë lagje, grindjesh, luftrash dhe prabametje historike në mes të Europës nuk ka funksionuar më shumë sundimi përmes përçarjes. Çka ua ka bërë të huajve më të lehtë se sa gjetkë që ta pengojnë subjektivitetin tonë kombëtar të formësohet shtetërisht dhe të afirmohet botërisht, kudo shqiptarët jetojnë”, tha Rama.