Ballina Aktualitet Dhunimi për vdekje i çiftit, policia shoqëron tre persona! Ja cilët janë...

Dhunimi për vdekje i çiftit, policia shoqëron tre persona! Ja cilët janë ata dhe çfarë lidhje kanë me krimin

81
0

Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e sotme kriminale ku janë gjetur te pajete çifti i të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishte.

Behet fjale për dy banore të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bere ne cilësinë e personave qe mund te kenë dijeni për krimin brutal.

Policia e Gjirokastrës ndërkohë po hulumton për zbulimin e vrasësit.

Ngjarja 

Trupat e pajetë të çiftit të të moshuarve, Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën nga një fqinje e tyre, pas një telefonate nga mbesa e 84-vjeçarit nga Athina, e cila kërkonte të dinte mbi fatin e tyre pasi nuk po arrinte të kontaktonte dot me ta.

Fqinja shkoi në banesën e tyre dhe gjeti 84-vjeçarin të shtrirë në pragun e shtëpisë pranë tryezës me një shenjë goditje në pjesën anësore të kokës. Ndërsa 88-vjeçarja qëndronte e pajetë në brendësi të dhomës, me shenja dhunë në trup.

Pas gjetjes së trupave të pajetë u njoftua policia e cila mbërriti në vendngjarje.

Teksa ngjarja është e mbuluar me mister, pasi ende nuk dihet nëse është krim në familje apo grabitje, ndërsa grupi hetimor ka kërkuar mjekun ligjor nga kryeqyteti për të provuar përmes shenjave të ADN nëse bëhet fjalë për ndonjë faktor të huaj në këtë krim, apo është vrasje mes tyre.

Sipas informacioneve të fundit bëhet me dije se kryefamiljari kishte 5 ditë që kishte ardhur nga Athina pasi kishte marrë pensionin, i cili duket se ishte bërë dhe ‘mollë sherri’ mes dy të moshuarve.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor. Çifti nuk kishte fëmijë dhe jetonte vetëm me pension nga Greqia. Deri me tani grupi hetimor nuk ka gjetur armen e krimit (arme e ftohtë).

Njoftimi i policise

Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes