Ballina Bota “25 virgjëresha për të kënaqur Kim”/ Jeta e “shfrenuar” e liderit koreano-verior,...

“25 virgjëresha për të kënaqur Kim”/ Jeta e “shfrenuar” e liderit koreano-verior, ja si përzgjidheshin vajzat që bëhen pjesë e “grupit të kënaqësisë”

72
0

Diktatori koreano-verior Kim Jong Un njihet për brutalitetin dhe kontrollin e rreptë me të cilin drejton vendin e tij, por tashmë janë bërë publike detaje nga jeta e tij personale.

Sipas mediave të huaja, është zbuluar se një ekip kënaqësie i përbërë nga 25 virgjëresha është në dispozicion të Kim Jong Un çdo vit. Këtë detaj e ka zbuluar YouTuberja 30-vjeçare Yeonmi Park, e cila ka qenë pjesë e këtij “haremi”, por arriti të arratisej.

Ajo tashmë ka gjetur strehë në SHBA dhe ka rrëfyer të gjitha përjetimet.  Park në zbulimet që ajo bëri pohon se zyrtarët e lartë të regjimit janë ata që i gjejnë dhe i detyrojnë këto vajza në shkollat e vendit. Pas gjetjes së 25 vajzave, ato i nënshtrohen analizave mjekësore për të vërtetuar se janë vërtet ende të virgjëra. Ata më pas “mësohen se si t’i kënaqin burrat pasi ky është qëllimi i tyre i vetëm”.