Ballina Kuriozitete Për t’u stërvitur për një rikthim në Hënë, astronautët po vrapojnë rreth...

Për t’u stërvitur për një rikthim në Hënë, astronautët po vrapojnë rreth “Murit të vdekjes”

61
0

Ndërsa njerëzit po përgatiten të kthehen në Hënë pas më shumë se gjysmë shekulli, studiuesit kanë arritur të zhvillojnë një qasje që i mban astronautët në formë.

Për të parandaluar që eksploruesit hënor të bëhen të dobët në mjedisin me gravitet të ulët, shkencëtarët i sugjerojnë atyre të vrapojnë.

Por, duke qenë se hapësira në të cilën atyre i sugjerohet të vrapojnë nuk është e zakonshme si të tjerat, ata janë këshilluar të vrapojnë disa herë në ditë rreth “Murit të vdekjes”.

“Muri i vdekjes” përdoret edhe nga performuesit e marifeteve me motoçikleta pasi është hapësirë e cila e sfidon gravitetin, shkruan the Guardian.

Andaj, që njerëzit të mund të vrapojnë edhe më shpejt në Hënë, studiuesit u sugjerojnë të vrapojnë në atë mur që të gjenerojnë forcë të mjaftueshme për të luftuar dobësimin e kockave dhe muskujve.

“Jam i habitur që askush nuk e kishte këtë ide më parë. Kjo mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për t’u stërvitur për në Hënë”, tha Alberto Minetti, profesor i fiziologjisë në Universitetin e Milanos.

Ndryshe, njerëzit nuk kanë shkelur në Hënë që nga programi Apollo i vitit 1972, por NASA dhe agjencitë tjera hapësinore po përgatiten për një rikthim, me misione afatgjata.

Bëhet e ditur se vitin e ardhshëm astronautët e NASA-s do të fluturojnë rreth Hënës.

Mirëpo, mjedisi hënor vjen me disa sfida, nga ajri, ushqimi, uji, e deri te mbrojtja kundër rrezatimit. Gjithashtu, pa gravitetin normal për të punuar, astronautët humbasin fuqinë e kocave dhe muskujve, së bashku me kontrollin e sistemit nervor për lëvizje.

Llogaritjet e Minettit dhe kolegëve të tij tregojnë se njerëzit do ta kenë të vështirë të vrapojnë rreth “Murit të vdekjes” pa u rrëzuar.

Por, në gravitetin hënor, që është një e gjashta e asaj në Tokë, kjo është më e lehtë.

Për ta testuar këtë ide, dy studiues kanë vrapuar rreth murit 10 metra të gjerë ndërsa ishin të lidhur me litar. Ata arritën në përfundim se vrapimi për disa minuta çdo ditë gjeneron forcë të mjaftueshme për të mbajtur kockat dhe muskujt të fortë dhe sistemin nervor nën kontroll.