Ballina Sport I shumëkërkuari De Zebri, tekniku “azzurr” thyen heshtjen, tregon dëshirën e tij

I shumëkërkuari De Zebri, tekniku “azzurr” thyen heshtjen, tregon dëshirën e tij

66
0

Roberto De Zebri është një nga trajnerët më të lakuar këtë periudhë.

Emri i tij është lidhur thuajse me çdo skuadër që kërkon një timonier të ri, nga Milan te Bayern Munich, dy pankinat e fundit, por De Zebri nuk e ka me nxitim të largohet nga stoli i Brighton, fundja është nën kontratë deri në 2026:

“Do të më pëlqente të qëndroja te Brighton. Sezonin e kaluar siguruam një biletë në Europa League, për këtë arsye pritshmëria e tifozëve dhe e ambientit ishte e lartë edhe këtë sezon.

Nëse jam i lumtur këtu nuk ka asnjë skuadër që mund të më largojë. Unë kam një raport të shkëlqyer me lojtarët e mi, dëshiroj që të punojmë sërish së bashku”, u shpreh De Zebri.