Ballina Kosovë Rusia sulmon Kosovën, hakerat bllokojnë faqet e institucioneve

Rusia sulmon Kosovën, hakerat bllokojnë faqet e institucioneve

69
0

Rusia ka shënjestruar presidencën dhe kryeministrinë e Kosovës. Radio Televizioni Publik raporton se faqet e internetit të institucioneve shtetërore në Prishtinë janë sulmuar gjatë ditës nga hakerat rusë, duke i nxjerrë jashtë funksionit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se ky sulm kibernetik kundër Kosovës ka ardhur si hakmarrje për mbështetjen me armë të ofruar për Ukrainën. Të njëjtën akuzë ndaj Moskës e përsëriti edhe ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, tha Gërvalla.

Ky reagim vjen në një kohë kur, Rusia gjithmonë e më shumë po përfshihet në çështjet e Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zëshëm pozicionin e Serbisë dhe duke dalë kundër Kosovës.