Ballina Politika Rezoluta anti-korrupsion e prezantuar nga PS, reagon ambasada e SHBA

Rezoluta anti-korrupsion e prezantuar nga PS, reagon ambasada e SHBA

70
0

Ambasada e SHBA mbështet propozimin e PS për një rezolutë antikorrupsion. Në një reagim për mediat, ambasada thotë se mbështet çdo nismë që synon të çojë para përpjekjet për një qeverisje të mirë, luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit.

Zyra e shtypit e ambasades se SHBA: Propozimi për të çuar përpara përpjekjet e Shqipërisë që lidhen me qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe anti-korrupsionin është premtues.

Si partnerë në mbështetje të Shqipërisë prej kohësh, Shtetet e Bashkuara përgëzojnë përpjekjet që bazohen në suksesin e reformave të mëparshme ndërkohë që bëjnë bashkë grupe politike, shoqërinë civile, biznesin dhe të tjerë për të çuar përpara reformat kritike që janë të nevojshme për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe bashkësinë euro-atlantike.

Nxisim pjesëmarrjen e të gjithë shqiptarëve që synojnë të përmirësojnë të ardhmen e Shqipërisë dhe presim me kënaqësi të shohim rezultatet e dala nga një proces transparent dhe bashkëpunues”