Ballina Lifestyle Një tjetër Miss në USA heq dorë nga titulli! Çfarë po ndodh...

Një tjetër Miss në USA heq dorë nga titulli! Çfarë po ndodh me konkursin e bukurisë

108
0

Pas Noelia Voigt, e cila hoqi dorë nga titulli i Miss USA, nga titulli ka dhënë dorëheqjen dhe Miss Teen USA, duke shkaktuar tronditje dhe aludime të mëdha  rreth komunitetit të konkursit.

Në një postim në llogarinë e saj në rrjetin e saj social Instagram, Miss Teen USA UmaSofia Srivastava tha se “vlerat e saj personale nuk përputhen më plotësisht me drejtimin e organizatës”.

“Pas muajsh përpjekjesh me këtë vendim, kam bërë zgjedhjen të heq dorë nga titulli i Miss Teen USA 2023” shkroi 17-vjeçarja Srivastava.

Adoleshentja nga New Jersey fitoi konkursin në shtator dhe kishte shprehur krenarinë e saj që ishte amerikania e parë meksiko-indiane që mbante këtë rol.

“Mezi pres pjesën tjetër të vitit ndërsa mbaroj shkollën e mesme si anëtar i Shoqatës Kombëtare të Nderit dhe filloj procesin e aplikimit në kolegj, duke e ditur se karriera ime akademike është përcaktuar nga puna ime e palodhur dhe vetëm puna ime e palodhur’, është shprehur ajo.

Dorëheqja e Srivastava pason një tjetër dorëheqje të pak ditëve më parë. Të hënën, Noelia Voigt dha dorëheqjen nga titulli Miss USA, duke përmendur si arsye shëndetin e saj mendor.

“Thellë brenda vetes e di që ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për mua dhe shpresa ime është të vazhdoj të frymëzoj të tjerët që të qëndrojnë të patundur, të kenë përparësi shëndetin e tyre mendor, të qëndrojnë në mbrojtje për veten dhe të tjerët duke përdorur zërin e tyre dhe të mos kenë kurrë frikë nga ajo që e ardhmja qëndron, edhe nëse ndihet e pasigurt ”, ka shkruar ajo në Instagram.

“Asnjëherë mos e komprometoni mirëqenien tuaj fizike dhe mendore. Shëndeti ynë është pasuria jonë”, ka shkruar ajo.

Një zëdhënës i Organizatës së Miss USA, tha për CNN se ata mbështesin vendimin e Voigt për të dhënë dorëheqjen dhe se “mirëqenia e titullarëve tanë është prioriteti ynë më i lartë dhe ne e kuptojmë nevojën e saj për të vënë veten në radhë të parë”.

Organizata shtoi se ata janë duke shqyrtuar planet për transferimin e përgjegjësive në një pasardhës dhe së shpejti do të shpallin Miss-in e ri të SHBA-së.

Spekulimet

Dorëheqjet e dy misseve të SHBA-së, vijnë po ashtu së bashku me largimin e drejtoreshës së mediave sociale të organizatës, Claudia Michelle.

Claudia Michelle dha dorëheqjen duke përmendur “toksicitetin dhe bullizmin” në vendin e punës, duke shtuar se fituesit duhet të dëgjohen dhe të mos heshtin.

Përgjigja e kompanisë ishte se deklarata e ish-punonjësit përmban “akuza të rreme” dhe se organizata është e angazhuar të sigurojë një “ambient të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës”.

Megjithatë, të gjitha këto zhvillime shpejt ndezën teori në mediat sociale. Postimi i Miss USA nxiti spekulime në mesin e fansave të saj, se Voigt po dërgonte një mesazh të fshehur me anë të shkronjave të para të fjalive të deklaratës së saj duke shkruar “Unë jam e heshtur”.

Nuk është hera e parë që konkurset amerikane të bukurisë përballen me akuza: në vitin 2022 pati akuza se fituesja B’Roney Gabriel kishte lidhje me sponsorët e konkursit të bukurisë, si pasojë e të cilave asaj iu hoq titulli.

Në fakt, një nga kompanitë sponsorizuese i përkiste presidentit të atëhershëm Crystal Stewart , i cili u pezullua kur burri i saj, Max Sebrechts , nënkryetar i konkurseve, u akuzua në vitin 2021 për ngacmim seksual të disa konkurrentëve.

Këto lëvizje kanë ngritur pikëpyetje mes fansave në lidhje me kulturën e konkursit dhe nëse aspektet e saj kanë nevojë për një rishikim.