Presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do të rritet edhe në vijim, pasi është efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një eukilibër të ri të kursit duke mos përjashtuar as këmbimit e euros nën nivelin e 100 lekëve.
Eksperti i ekonomisë Adrian Civici, ish-anëtar Bordi i Këshillit Mbikqyrës të BSH, në një intervistë për gazetaren e SCAN, Alida Lula, ka thënë se elementi krysor është prishja e balancës, sasia e euros në treg po rritet dhe sipas tij, Shqipëria duke qënë se është një vend me përdorim të dy monedhave, ka ndikim. Por faktori më i dukshëm sipas tij, është efekti i turzimit që po bëhet gjithëvjetor, krahas rritjes së investimeve të huaja direkte, të cilat kapin shifrën e 1.5 mld eurove.
“Është një efekt strukturor i krijuar nga shumë faktorë që po japin një ekuilibër afatmesëm. Duke analizuar faktorët se si erdhëm deri këtu, presioni ndaj euros dhe forcimit të lekut do rritet, sidomos nga efekti i turizmit dhe investimet e huaja direkte. Por veç këtyre, kemi dhe një efekt psiokologjik me ndikim negativ” – ka thënë Civici.
Eksperti thekson se ky ekuilibër i ri do të zgjasë. I pyetur a ka pritshmëri që monedha europiane të rimëkembet, ai thotë:
Pyetjes se a duhet të ndërhyjë Banka e Shqipërisë, z. Civici si ish-antër Bordi i Këshillit Mbikqyrës në këtë institucion, ka thënë se BSH nuk mund të bëjë ndërhyrje direkte, por ka sugjeruar të merret vendim nga qeveria që të marrë hua në tregun e brendshëm.
“Ndërhyrje direkte BSH është shumë e vështirë, kjo për mënyrën e objektivit të bankës dhe akoma nuk jemi të qartë se çfarë kosto kërkon kjo ndërhyrje. Megjithatë, mundësi për ndërhyrje ka, meqënëse kemi dalë 1-2 herë në treg për të marë hua në euro ose valutë, mund të shikohet mundësia që ajo hua të merret në tregun e brendshëm” – ka thënë Civici.
Shumë prej aktorëve të rëndësishëm të sistemit financiar të vendit erdhën nga Eurozona, duke e bërë më të lehtë aksesin në linjat e financimit në monedhën europiane. Sipas ekpertëve, ky Euroizimi i lartë i ekonomisë, ul efektshmërinë e politikës monetare dhe mund të vështirësojë shënjestrimin e stabilitetit të çmimeve.