Ballina Politika “Të hetohet tenderi dhe…”, deputeti Sula ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë Belsh për tregtarët:...

“Të hetohet tenderi dhe…”, deputeti Sula ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë Belsh për tregtarët: Kafe e marrë nga biznesmenët e Tiranës, nuk pranon takim me ata që i kanë besuar karrigen

52
0

Tregtarët po protestojnë sërish sot duke kundërshtuar largimin e tregut nga qendra e qytetit drejt fshatit Marinëz rreth 5 km larg Belshit. Ata nuk pranojnë të çojnë mallin në tregun e ri, të ndërtuar nga bashkia, pasi është larg zonës së banuar dhe nuk aksesohet nga blerësit.

Lidhur me këtë protestë ka reaguar edhe deputeti i PD, Dashnor Sula, ku përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje kryetarit të bashkisë së të Belshit që të organizojë një takim me banorët. Ai u bëri thirrje institucioneve të drejtësisë që të hetojë faktin se pse agrotregu i ndërtua në një vend ku nuk shkojnë dot as tregtarët e as klientët.

POSTIMI I PLOTË:

6 javë protestë në veshin e shurdhët të kryebashkiakut të Belshit.

Sot ishte e shtuna e 6-shtë që fermerët, tregtarët të cilët dalin të shtunën në Pazar në bashkinë e Belshit nuk do të çojnë asnjë qindarkë në familjen e tyre. Për të 6 javë radhazi ata protestojnë kundër zhvendosjes së vendit të pazarit në një vend I cili nuk është I aksesueshëm fare për banorët e Belshit dhe të fshatrave për rreth.

6 javë protestë dhe Kryetari i Bashkisë as nuk denjon të organizojë një takim me ta për të dëgjuar shqetësimin e tyre. Kjo arrogancë ndaj atyre njerëzve që e kanë besuar në atë karrige nuk justifikohet ndryshe vecse me faktin e “kafes” që mund të ketë marrë nga biznesmenët e Tiranës që kanë shtrirë duart edhe në Belsh.

Një thirrje kam edhe për institucionet e drejtësisë: Bëjeni si mundim dhe shkoni një herë në këtë Bashki. Hetojeni një herë që nga fakti se përse agrotregu u ndërtuan në një vend që s’mund të shkojnë as tregtarët e as klientët. Se sa ka qenë tenderi për ndërimin e atij tregu dhe nëse është ndërtuar sipas projektit. Shkoni e shikoni sepse kanë hedhur beton për rrugët por kanë harruar të vendosin zgarat metalike dhe betoni ka filluar të cahet. Hyrja dhe dalja në rrugën kryesore nga tregu është menduar në kthesë dhe është një potencial të madh aksidentesh.

Afër mendsh që në 2024-ën, kushtet për një treg duhet të jenë më të mira. Këto kushte mund të plotësoheshin në vendin ku pazari organizohet për më shumë se dy dekada. Por qëllimisht është larguar në një vend të paaksesueshëm sepse në Belsh kanë instaluar bizneset e tyre shumë nga ata që quhen oligarkë në Tiranës dhe duan ta përqëndrojnë të gjithë ekonominë e zonës vetëm në duart e tyre. Mirë që nuk I ndihmoni, por të paktën lërini në përpjekjet e tyre.