Ballina Kosovë Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

129
0

Aurora borealis të premten mbrëma ndriçoi qiellin në të gjithë kontinentin evropian, duke shfaqur skena mahnitëse që rrallë shihen.

Aurora ndriçoi qiellin mbi Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Zvicrën dhe shumë vende të tjera, por edhe Kosovën.

Aurora krijohet kur elektronet e erës diellore përplasen me atomet e shtresave të sipërme të atmosferës në një lartësi prej 80-150 km.

Në hemisferën veriore, shumica e këtij aktiviteti zhvillohet brenda një brezi të njohur si aurora ovale, e cila mbulon gjerësi gjeografike midis 60 dhe 75 gradë.

MeteoKosova ka publikuar fotografi nga rajoni i Gjilanit, ku shihet qielli i ndriçuar nga fenomeni i rrallë natyror.