Ballina Editorial Me Gaz Bardhin nuk ka vlerë replika

Me Gaz Bardhin nuk ka vlerë replika

100
0

Nga Namir Lapardhaja

Me Gaz Bardhin nuk ka vlerë replika, sepse ai sot të quan vrasës, nesër të vjen e të ulet në prehër.

Sot të quan babi i filanit, nesër të bën kryetar të partisë. Natën thur plane me ty, ditën bën sikur është pa ty.

Në mbrëmje premton se do të nxjerr fakte për Olsi Ramën, kalojnë javë të tëra dhe bën sikur e ka harruar, sepse mendon se edhe ti nuk e mban mend atë që ka thënë në TV.

Të mohon mbledhjet në stadium, por të shkarkon në takime online. Të thotë që na ke lënë 12 vite në opozitë, por nuk mban kurrfarë përgjegjësie për vitet kur ka qenë numri dy i partisë.

Se nëse Basha e paska lënë kaq shumë vite në opozitë PD-në, po Bardhi çfarë ka bërë?

Ka ngrënë groshë te paradhoma e Bashës? Nëse e ka ditur dhe s’e ka shprehur, ka qenë i poshtër, sepse ka menduar vetëm për vete.

Nëse s’e ka kuptuar për 12 vite, do të thotë që është budalla në politikë dhe mund t’ia hedhë dikush për 12 vite me radhë dhe ai të mos e kuptojë.

Por të akuzosh se të ka lënë 12 vite në opozitë dhe të shkosh poshtë ballkonit të Doktorit, që korrenspondon edhe me dritaren e WC-së, vetëm Gaz Bardhi mund ta bëjë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu