Ballina Kronika Si u fut në kurth trafikanti në Durrës, gazetari i njohur zbardh...

Si u fut në kurth trafikanti në Durrës, gazetari i njohur zbardh detajet: I shiti kokainë agjentit

72
0

Ky është një nga momentet kur një prej trafikantëve të drogës ka kryer shitje të lëndës narkotike, që është goditur gjatë operacionit “Tempulli 2”.

Gazetari Merin Maçi ka publikuar një video të filmuar nga droni i Policisë së Shtetit, teksa një nga trafikantët në Durrës ka kryer shitjen e një sasi kokaine dhe ka marrë paratë nga një agjent i infiltruar i antidrogës.

“Është filmuar nga dronët inteligjentë të Policisë së Shtetit, është video e siguruar në Durrës ku ky personi me xhup të kuq është trafikanti që merrej me shitjen e kokainës dhe vendi ku është drejtuar është një vend i përshtatur në një faqe muri të zonës ku fshihte lëndën narkotike, dozën e kokainës. Në momentin që është filmuar, është momenti që sapo është bërë blerje e provokuar nga agjentët e antidrogës”, u shpreh gazetari Merin Maçi.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2” në të gjithë vendin nga Policia e Shtetit për të goditur shitjen e lëndëve narkotike, u arrestuan 273 persona, u shpallën në kërkim 26 të tjerë dhe u goditën 7 grupe kriminale.