Ballina Kosovë Kurti pjesëmarrës në Samitin rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Mal...

Kurti pjesëmarrës në Samitin rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi

65
0

Sot e neser (më 15 e 16 maj), në Mal të Zi do të mbahet Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Samiti i cili mbahet në Kotorr, pritet të marrë pjesë edhe ndihmëssekretari amerikan në Byronë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien.

Aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti do të jetë i pranishëm, të enjten.

Përpos tij, aty do të jenë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri aktual i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq si dhe Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheley.

Ky samit do të fokusohet në integrimin ekonomik rajonal dhe mundësinë e rritjes të ofruar nga Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së, si dhe do të përforcojnë mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, thuhet në komunikatë e Departamentit të Shtetit.