Ballina Sport Dështuan të ngjiten në Kategorinë e Parë, presidenti ‘shkrin’ Shkumbinin! Gjoba për...

Dështuan të ngjiten në Kategorinë e Parë, presidenti ‘shkrin’ Shkumbinin! Gjoba për të gjithë

106
0

Klubi i Futbollit Shkumbini do riformatohet nga e para. Pas humbjes në play-off dhe mungesës së një vendi në Kategorinë e Parë, drejtuesit në Peqin kanë vendosur që të largojnë të gjithë lojtarët dhe stafin teknik.

Në një njoftim në kanalet e komunikimit, peqinasit bëjnë me dije se në përballjen e dytë kundër Luftëtarit ekipi bëri një ndeshje që linte për të dëshiruar, duke munguar impenjimi.

Në të tilla kushte presidenti Ali Kasa dhe klubi kanë “shkrirë” ekipin dhe kanë vendosur gjobë prej një rroge e gjysmë mujore.

“Presidenca e klubit deklaron se menjëherë pas ndeshjes me Luftëtarin ndërpret marrëdhëniet me secilin anëtar të stafit si dhe me lojtarët e ekipit duke i falenderuar për atë që kanë dhënë në këtë sezon dhe ju uron suksese në rrugëtimin e secilit.

Gjithashtu aplikimin e gjobës 1.5 pagë mujore për secilin prej tyre për mos realizim të objektivave të vëna dhe për mos impenjim aspak dinjitoz dhe profesionist në ndeshjet e fundit. Drejtuesit e klubit shumë shpejt do të informojnë të gjithë dashamirësit e ekipit për zhvillimet e reja për sezonin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.