Ballina Aktualitet “Kam frikë kur të dalë nga burgu”, flet gruaja e 40-vjeçarit që...

“Kam frikë kur të dalë nga burgu”, flet gruaja e 40-vjeçarit që mori peng fëmijët në Durrës: Kishte filluar të pinte

87
0

Bashkëshortja e Aleks Markut, Bardha Marku thotë se i shoqi nuk mori peng fëmijët, teksa thekson se çifti kishin rënë dakord që fëmijët t’i mbante Aleks Marku 40 vjeç, pasi ajo shkoi në Itali për çështje dokumentacioni.

Kujtojmë se Aleks Marku u arrestua nga policia e Durrësit, pasi terrorizoi fëmijët e tij të mitur duke i mbajtur peng.

Policia ndërhyri për të marrë fëmijët nga Aleksi pas denoncimit që Bardha Marku bëri në polici. Gjithashtu Aleksi gjatë ndërhyrjes së policisë qëlloi me armë ndaj RENEA-s për fat të mirë pa paosja.

Bardha thotë se kohët e fundit ajo ka patur konflikte të vazhdueshme me të shoqin dhe se tani ajo kërkon urdhër mbrojtje, pasi ka frikë nga reagimi i te shoqit, kur ai të dalë nga burgu.

Bardha tha se bëri denoncimet në polici ndaj të shoqit, pasi kishte frikë, kur dëgjonte  lajme të rënda duke iu referuar dhunës  dhe vrasjeve në familje.

Ajo tha gjithasthu se nuk është dhunuar fizikisht nga i shoqi, por vetëm psikologjikisht.

“Unë e mora vesh se më ka marrë policia e Durrësit sot në mëngjes ngaqë unë kam ardhur mbrëmë nga Italia, kam ardhur në orën 2. Mos të vija në rrezik fëmijët. Kisha llogaritur të vija ose nesër, ti thoja Aleks do mi sjellësh fëmijët ose të marrë policinë. Në mëngjes me ka marrë policia dhe më ka thënë hajde merr fëmijët. E para është shyqyr që më kanë shpëtuar fëmijët. Kam qenë në Itali me miratimin Alkesit, nuk kemi qenë të ndarë, por kemi pasur konflikte të vogla. Kisha punët e mia në Itali prandaj kam shkuar. Do të kthehemi në Lezhë do të fus edhe fëmijët në shkollë në Lezhë. Kam bërë denoncime pasi pinte, kishim frikë duke dëgjuar edhe lajme të rënda, edhe nga frika kam bërë denoncim i kam thënë do të ndodhë ndonjë gjë ndonjë di. Fizikisht se më ka dhunuar, por psikologjikisht. Për momentin fëmijët janë mirë. Po u ofrohet ndihmë nga psikologë. U larguam nga problemet këtu. Vendosëm të jetonim në Durrës, të bëjmë jetën normale. Ka 2 javë që jemi në Durrës. Në sy tanë nuk ka konsumuar lëndë narkotike. Edhe mund të ketë konsumuar mbrëmë. Shumë pak flisja më fëmijët. Dy ditët e fundit fare. Nuk i nxirrte dhe nuk tregonte vendin ku është. Ai peng nuk i ka marrë, se fëmijët ju ka besuar qejfin, me dalë. Jo nuk e di po peng nuk i ka marrë peng, ka qenë me miratimin e të dyve. Unë mendoj nga pija. Unë kërkoj urdhër mbrojtje nga shteti. Kam frikë kur të dalë nga burgu”, tha Bardha Marku per mediat.