Ballina Europë Hajdutët mësyjnë në shtëpinë e Matteo Salvinit në Romë

Hajdutët mësyjnë në shtëpinë e Matteo Salvinit në Romë

71
0

Shtëpia në Romë e liderit të Lega Nord, njëherësh zv/kryeministër i Italisë, Matteo Salvini, është mësyrë mbrëmjen e djeshme nga hajdutët.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se hajdutët kanë hyrë në shtëpi duke përfituar nga fakti se nuk kishte njeri brenda.

Alarmi është ngritur nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurma.

Nga informacionet e para duket se ata nuk kanë mundur të hapin kasafortën, por mbetet e paqartë nëse hajdutët kanë marrë sende të tjera nga shtëpia.