Ballina Lifestyle Moderatori i njohur Ermal Qori jep dorëheqjen nga emisioni në RTSH (VIDEO)

Moderatori i njohur Ermal Qori jep dorëheqjen nga emisioni në RTSH (VIDEO)

0
82

Moderatori i njohur Ermal Qori nuk do të jetë më pjesë e Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga emisioni i ‘Mirmëngjes Shqipëri’.

Burime bëjnë me dije se vendimi i papritur i Ermal Qorit ka ardhur si reagim kundër mosmarrjes së masave nga drejtuesit e lartë në RTSH ndaj gafave të moderatores Valbona Mëhilli që e shoqëronte çdo mëngjes në emision.

Emisioni i tyre i cili niste që në orën 06:00 të mëngjesit ka mbushur rrjetin me memet dhe gafat e Valbona Mëhillit dhe kjo ka bërë që moderatori Qori të distancohej nga e gjithë kjo situatë.