Ballina Kronika DURRES/ Plagoset në këmbë 24 vjeçari, përfundon në spital jashtë rrezikut për...

DURRES/ Plagoset në këmbë 24 vjeçari, përfundon në spital jashtë rrezikut për jetën

92
0

Durrës/Informacion paraprak

Në Spitalin Rajonal Durrës, ka shkuar për ndihmë mjeksore, i plagosur në këmbë me armë zjarri në afërsi të banesës, në rrethana ende të paqarta, shtetasi E.B, 24 vjeç, banues në Shënavlash.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit të gatshëm vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.