Gjakrat duket se nuk janë qetësuar në “Ferma VIP”.
Pas një nate tensionesh, Renisi debatoi sërish me Robertin, por në këtë mes u përfshi edhe Valeri.
Teksa dyshja po përpiqej të sqarohej, Valeri ndërhyri në këtë moment, veprim ky që acaroi Renisin.
Renisi i foli fermerit me tone të larta dhe i kërkoi të mos ndërhynte.
Pjesë nga biseda:
Roberti: Mua mu duk e çuditshme ajo mbrëmë.
Renisi: Çfarë ishte e çuditshme.
Roberti: Po prisja një mbështetje nga ti.
Renisi: S’e pate mbështetjen ti? Çfarë prisje të thoja mirë ja bëre këtyre.
Valeri: Të paktën…
Renisi: Të lutem mos ndërhy.
Roberti: Ti e di kush jam unë. Mua s’më ka ndodhur kurrë të që tre veta të më dalin kundër.
Renisi: Mua më vjen keq që po thua kështu.
Valeri: Në situata të tilla duhet të jesh asnjanës. Të duket sikur të le në baltë.
Renisi: Të le unë në baltë? A ka mundësi mos të flasësh fare ti.
Valeri: S’të pëlqen?
Renisi: S’më pëlqen se fut hundët kot. Ik mos na çaj tr*apin që me mëngjes.