Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri.
Aksioni në disa pika të qytetit ku policia ka pasur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.
Arrestohet një i ri rreth 25 vjeç, me precedent të mëparshëm kriminal.
Ndërkohë që janë sekuestruar edhe armë. Aksioni vijon për ndalimin e disa shtetasve të tjerë.