Qyetarët janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës, për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj pas aferës “5D”.
Ashtu si në tubimet e para edhe këtë herë qytetarët kanë marrë fruta dhe vezë për të shprehur revoltën e tyre. Siç mund të shihet dhe në videon e mëposhtme, një qytetar është duke bërë gati një formë me vezë për ta hedhur më pas drejt godinës së Bashkisë.