Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhisë tropikale “Eviniar” që goditi Filipinet gjatë fundjavës.
Për shkak të erërave të forta dhe shiut në jug të kryeqytetit të Filipineve, Manila, pati ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe u mbyllën disa aeroporte dhe porte detare, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë që stuhia solli erëra deri në 130 kilometra në orë.