Ballina Aktualitet Me maskë e kapele, zbulohet militanti i Berishës që u hodhi molotin...

Me maskë e kapele, zbulohet militanti i Berishës që u hodhi molotin gazetarëve (EMRI)

34
0

Ky është momenti kur 49-vjeçari Sokol Bushkolaj, militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë, hodhi molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranë në protestën e djeshme.

Me një bluzë të bardhe dhe flamurin shqiptar, 49-vjeçari mban një maskë kirurgjikale në fytyrë dhe një kapele në kokë, ndërsa hedh molotovë.

Një prej molotovëve ra pranë qytetarëve dhe gazetarëve, duke u rrezikuar jetën.

Në video dëgjohen edhe forcat e policisë që dëgjohen t’i bëjnë thirrje që të mos hedhë lëndë piroteknike. “Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.

Bushkolaj po ashtu është ndaluar edhe në protestën e 8 majit para Bashkisë së Tiranës.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ndërsa për hedhjen e molotvit mes qytetarëve dhe gazetarëve i është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Po ashtu militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë akuzohet për “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”.