Ballina Rajoni Pas inatit ndaj Gjermanisë, Vuçiq takohet me deputetin e Bundestagut

Pas inatit ndaj Gjermanisë, Vuçiq takohet me deputetin e Bundestagut

55
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, për integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Një bisedë e shkëlqyer me një mik të vjetër Peter Beyer për integrimin europian të Serbisë dhe rajonit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Vuçiq ishte ‘revoltuar’ ndaj Gjermanisë për shkak se kishte bashkësponzorizuar me Ruandën rezolutën për Srebrenicën në OKB.