Ballina Politika Rama: Administrata publike jo çerdhe e të këqinjve. I pakuptimtë ai numërimi...

Rama: Administrata publike jo çerdhe e të këqinjve. I pakuptimtë ai numërimi i orës 8:00 të punonjësve…

114
0

Kryeministri Edi Rama foli për përmirësimin e të gjithë elementëve që përbëjnë jetën në punë, duke shtuar se sa më shumë të përmirësohen, aq më shumë secili mund të presë nga vetja, dhe të gjithë bashkë të presim nga puna jonë.

Duke folur në prezantimin e planit të motivimit të administratës publike, Rama tha se ka gjithmonë vend dhe arsye për tu përmirësuar.

Me një batutë, Kryeministri tha se ai numërimi i orës 8:00 te dera është kthyer në një akt formal të disiplinës dhe kjo bëhet nga ato shefat që nuk i numëron njeri te dera kur hyjnë në institucion.

Rama tha se me praktikën e numërimit të dera ta heqin qejfin e ditës së punës a thua se në orën 08:01 do të nisej raketa në hënë dhe po mos nisej do të dështonte operacioni.