Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për avokatin Arben Lena, njëkohësisht kreu i Dhomës së Avokatisë në Korçë.
Ai akuzohet për “ushtrim të ndikimit të jashtëligjshem”. Në seancën për caktimin e masës Lena mohoi akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tij është i pabazuar.
Lena akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 000 euro gjyqtarët e Apelit të Korçës për të liruar nga paraburgimi Bledar Koziçi, i arrestuar për trafikim refugjatësh.