Ballina Kronika Dhunuan me grushta një person në spital, Gjykata e Durrësit cakton masën...

Dhunuan me grushta një person në spital, Gjykata e Durrësit cakton masën ‘arrest në burg’ për tre familjarët e të dashurës së 32-vjeçarit

45
0

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për tre personat që kundërshtuan policinë dhe dhunuan në ambientet e spitalit të Durrësit 32-vjeçarin, Eridion Cenametin.

Shkaku i dhunës së ushtruar ndaj tij ishte një lidhje dashurie e kundërshtuar nga familja e vajzës.

Babai dhe të afërm të saj, që dyshohet se e ndiqnin të riun, u futën në ambientet e spitalit dhe pasi kundërshtuan me forcë policinë, e rrahën atë duke e goditur me grushte në kokë dhe trup.

Ata akuzohen për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë” vepër e kryer në bashkëpunim, si dhe “plagosje të lehtë me dashje”.