Ballina Aktualitet Dyshohet se porositi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, publikohet foto e Dritan...

Dyshohet se porositi sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, publikohet foto e Dritan Nanos

47
0

Personi që shihni në foton e mësipërme është Dritan Nano, i dyshuar si “porositësi” i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur paraditen e djeshme në ambjentet e një kopshti privat në Tiranë. Ka qënë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit i cili deklaroi sot në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi. Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Lidhur me ngjarjen tre autorë të tjerë të sulmit  Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku, viojnë të jenë në kërkim nga Policia, ndërkohë që janë ngritur kontrolle në të gjitha pikat kufitare. Ndërkohë avokati Mëngjesi i cili ra pre e sulmit, aktualisht ndodhet në terapi intensive te Spitali i Traumës ku raportohet në gjendje të rënduar shëndetësore.