Policia e ESSEX ka publikuar pamje tronditëse në Britaninë qendrore gjatë kohës që tentojnë të indentifikojnë një grabitës i cili ka hyrë në një bar të zonës për të vjedhur.
Nga pamjet dallohet një burrë në gjendje të dehur ose droguar, pasi nuk mban dot ekuilibrin, duke vjedhur sende elektronike me vlerë.
Pas kësaj ai hap një shishe vere me një tel.
Hajduti nuk humbet shumë kohë dhe largohet duke marrë me vete të gjitha kabllot e pajisjeve që ka grabitur .
Kjo video është bërë virale pasi është postuar nga policia për shkak se sjellja e padenjë e autorit është një sjellje e papërgjegjshme e cila shihet në shumë vende të botës.