Ballina Kulturë Qendra Kombëtare e Librit shpall fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar në...

Qendra Kombëtare e Librit shpall fituesit e Fondit të Përkthimit Letrar në Gjuhë të Huaj

56
0

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpalli sot veprat fituese për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”.

Nga 12 aplikime, juria, e kryesuar nga përkthyesi Erion Kristo dhe me anëtarë dekanen e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Esmeralda Kromidha dhe profesor Blendi Lamin, vlerësoi për t’u mbështetur financiarisht nga QKLL, 6 autorë dhe veprat e tyre.

Fituesit për “Fondin e Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”:

Ylljet Aliçka, me “Histori njerëzish të zakonshëm”; Maklena Nika me “Nitroglicerinë”; Namik Dokle me “Vallëzim me hënën”; Arian Leka me “Në kërkim të këmishës së humbur”; Manjola Nasi me “Një udhëtim e gjysmë”; Artur Spanjolli me “Lule drite në ag”.

Ceremonia e shpalljes së fituesve u zhvillua në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit.