Ballina Kronika DURRES/ Policia arreston hajdutin e biçikletave, i dënuar edhe më parë për...

DURRES/ Policia arreston hajdutin e biçikletave, i dënuar edhe më parë për vjedhje

34
0

Vodhi 3 biçikleta, gjatë muajit maj, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen veshje që autori i përdorte kur kryente vjedhje.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes, Komisariati i Policisë Durrës ka zbardhur 3 raste të vjedhjes së biçikletave, të kryera gjatë muajit maj, në qytetin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua autori i dyshuar, shtetasi Safet Tafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshje që ky shtetas i përdorte gjatë vjedhjeve.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi Safet Tafa

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.