Ballina Kulturë Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare poeti i njohur korçar Skënder...

Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare poeti i njohur korçar Skënder Rusi.

46
0

Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare poeti i njohur korçar Skënder Rusi.

Vdekja mori para kohe lirikun e letrave shqipe, poetin që shkroi aq shumë për dashurinë, poetin aq shumë njerëzor si Skënder Rusi. Lajmi është konfirmuar nga të afërm të tij.

Poezitë e tij janë aq fort të lexuara nga të gjithë sepse Rusi që kur ishte student në Shkodër ka sjellë poezinë lirike si askush tjetër, poezi të cilën e ka lëvduar aq me shumë dashuri deri në frymën e fundit.

Ai shkroi aq fort edhe për miqtë e tij më të mirë sepse Rusi ishte aq shumë social sa asnjë poet tjetër.

Krijimtaria poetike e Skënder Rusit është pasuria më e madhe që poeti la Devollit ku lindi e u rrit, Korçës ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij ashtu siç i la një pasuri poetike të gjithë shqiptarisë.