Mijëra fansa të Taylor Swift u shfaqën në afërsi të Santiago Bernabeut për të marrë pjesë në ‘Eras Tour’ të këngëtares.
Fansat e Swift kanë shpenzuar të gjitha kursimet e tyre për të ndjekur koncertet e saj, duke pritur për orë me radhë në stadium për të marrë vendin më të privilegjuar për të parë sa më afër mbretëreshën e popit. Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej tyre madje thanë se do të mbanin pelena për të mos humbur asnjë sekondë nga spektakli i Taylor.
Përveç kësaj, shumë nga fansat e Taylor Swift ishin veshur me veshje për të nderuar këngëtaren në faza të ndryshme të jetës së saj, duke treguar me krenari veshjet e tyre. Një veçori tjetër që i veçon ‘Swifties’ janë byzylykët e shumtë që varen në kyçet e dorës, të quajtur ‘byzylykë miqësie’, të cilët janë të punuar me dorë që të mund të shkëmbehen në koncert me fansat e tjerë.
Taylor’s hand on her chest after stop it right now
— ashley 🫶 (@the13manuscript) May 29, 2024