Ballina Kronika Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta të shtetasve të tjerë, arrestohen...

Tentuan të dilnin nga Shqipëria me pasaporta të shtetasve të tjerë, arrestohen dy shtetas turq në Muriqan

56
0

Dy shtetas turq janë arrestuar këtë diel në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të dilnin nga territori i Shqipërisë duke përdorur pasaporta të shtetasve të tjerë. Po ashtu është arrestuar dhe një i tretë, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm.

“Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur krimet kufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, shërbimet e Policisë Kufitare të Muriqanit, në dalje, kryen verifikime të detajuara të dokumentacionit të shtetasve turq 38 vjeç dhe 36 vjeç, të cilët ishin pasagjerë në një automjet të marrë me qira nga shtetasi turk 25 vjeç, banues në Poloni.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasit 38 dhe 36 vjeç, posedonin pasaporta turke të shtetasve të tjerë (me përshtatje), me qëllim kalimin e kufirit, në kundërshtim me ligjin. Këta 2 shtetas u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjithashtu në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua dhe shtetasi 25 vjeç për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. “, thuhet në njoftmin e policisë.