Ballina Politika Përse hyri në shtëpinë e Berishës? Aktorit Çun Lajçi habit me përgjigjen...

Përse hyri në shtëpinë e Berishës? Aktorit Çun Lajçi habit me përgjigjen e tij

88
0

Pas miqve të huaj, dera e tij u hap për aktorin e njohur nga Kosova Çun Lajçi. Artisti 78-vjeçar morri rrugën drejt Tiranës për të marrë pjesë në një aktivitet për Berishën por  pa e ditur se do ta vizitonte atë në shtëpi.

Arsyet se pse shkoi në vizitë te Berisha, aktori thotë se janë të shumta, kryesisht personale dhe ndihma që ai i ka dhënë kur ishte i sëmurë por nuk e dinte se po shkelej ligji.

Sali Berisha edhe dy herë të tjera ka thyer urdhrin e arrestit shtëpiak, më parë ai u takua me gazetarin e Rait Giorgo Mottola të cilit i dha edhe intervistë si dhe ish-eurodeputetin gjerman të CDU-së, Elmar Brok.

Këto akte të Berishës nën arrest shtëpiak kanë dëmtuar betejën e për të fituar lirinë duke që avokatët e tij hapin çdo javë duke kërkuar që deputeti demokrat të lejohej të shkonte në parlament e duke marrë përgjigjen negative pjesërisht edhe për shkak të mos respektimit të masës së sigurisë.