Fiorentina ka mundur 2-3 A talantën në ndeshjen e fundit të Serie A. Pjesa e parë ishte mjaft e luftuar. Belotti zhbllokoi takimin pas vetëm 6 minutash lojë, por Lookman vendos ekuilibrat shumë shpejt. Gonzalez riktheu avantazhin vjollcë në të 19-tën, përpara se Scalvini të dërgonte shifrat në 2-2.
Belotti nuk e kishte thënë ende fjalën e tij, teksa në të 45-tën “tundi rrjetën” sërish. Trajneri i skuadrës bergamaske, Gasperini aktivizoi Gjimshitin në minutën e 73-të.