Më 3 qershor 1924 në Austri ndërroi jetë Franz Kafka, shkrimtar në gjermanisht, lindur në Pragë 1883, nënshtetas austro-hungarez, me prejardhje hebraike.
Krijimtaria e tij ishte e ndërlikuar me tregime të shkurtra, romane që kurrë nuk i përfundoi.
Ai dogji 90 për qind të krijimtarisë së vet, ndërsa për pjesën tjetër la me testament që të digjej, duke tërhequr kështu më shumë vëmendje pas vdekjes sesa kur ishte gjallë.
Cilësuar si një nga autorët më me ndikim apo Dante i shekullit 20, Gabriel Garcia Marquez thoshte se me romanin Metamorfoza, Kafka tregoi se ishte e mundur të shkruhej ndryshe.