Ballina Kronika Gruaja piu fostoksinë për shkak të dhunës, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

Gruaja piu fostoksinë për shkak të dhunës, arrestohet 47-vjeçari në Tiranë

103
0

47-vjeçari me iniciale G.L., banues në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprave penale “shkaktim i vetëvrasjes” dhe “dhuna në familje”.

Policia ka dyshime se ai ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre.

Sipas uniformave blu, dhuna është bërë shkak që gruaja e tij të konsumojë fostoksinë. Ajo ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprimet të mëtejshme proceduriale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.