Ballina Politika Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

Jep dorëheqjen kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala

75
0

Vetëm pak javë në krye të bashkisë së Himarës, kryetarja e komanduar Blerina Bala ka dhënë dorëheqjen.

Sipas raportimeve Bala ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetares së komanduar në bashkinë e Himarës, një ditë më parë, duke deklaruar se arsyet lidhen me çështje personale.

Bala u zgjodh kryetare e komanduar për Himarën nga Këshilli Bashkiak pasi dy kryetarët, Jorgo Goo dhe Fedi Beleri përfunduan në burg.

Mësohet se ditën e premte do të zhvillohet mbledhja e Keshillit Bashkiak të Himarës për zgjedhjen e një nga dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano në postin e kryetarit të bashkisë.