Juristi Kreshnik Spahiu në një intervistë për një emision televiziv ka komentuar emisionin e Rai 3 për Shqipërinë, u shpreh se mafia shqiptare pastron 1000 herë më shumë para në SHBA dhe vende të BE-së se sa në Shqipëri.
Spahiu theksoi se Shqipëria mund të ketë mafie, por kurrë krimi shqiptar nuk mund të arrijë nivelin mafioz të Cosa Nostras dhe të Camorras.
“Në 90% të goditjeve mediatike nuk ka një lidhje shkakësore. Nuk kuptohet se të gjitha ato argumente nuk kanë lidhje me marrëveshjen e emigrantëve. Tema është marrëveshja e emigrantëve dhe një emisioni i Rai3, argumenton se Shqipëria ka mafie.
Shqipëria mund të ketë mafie, por të gjitha këto i ka nivel më të ulët se Italia. Krimi shqiptarë nuk mund të arrijë kurrë nivelin mafioz të Cosa Nostrës, Ndraghetës dhe Camorrës.
Mafia italiane pastron para 1000 herë më shumë në SHBA dhe BE se në Shqipëri. Në çdo vend të BE-së
Ndragheta, Camorra dhe Cosa Nostra pastrojnë paratë më shumë më shumë se sa Shqipëri.
Vetëm në 2021 Ndragehta rezultonte 100 mld euro të investuara në sektorë të ndryshëm të ekonomisë italiane. Fakti që këto pastrojnë para do të thotë se këto janë narko shtete”- tha Spahiu.