Ballina Kulturë Gjekmarkaj: Kadare, shkrimtar unik! Nuk është produkt i traditës shqiptare

Gjekmarkaj: Kadare, shkrimtar unik! Nuk është produkt i traditës shqiptare

73
0

Profesori Agron Gjekmarkaj është ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv për të analizuar veprën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare.

Çfarë e bën të madh Kadarenë?

‘Të qenit unik jo thjesht brenda letërsisë shqiptare por kudo në letërsinë botërore. Më shumë sesa kjo duket sikur sjell jehun e kohërave antike në një standard të ri modernizues në letërsinë botërore. Kadare nuk është produkt i traditës shqiptare. Kadareja nuk ka lënë të ngjashëm. Është biri I vetvetes. Është rastësi gjeniale që ka punuar mbi vetveten por ka ditur ta marrë cdo gjë shqiptare e ta universalizojë e tia shtojë pasurisë botërore” thotë Gjekmarkaj.