Ballina Politika Agron Duka: Mostrajtimi i mbetjeve spitalore, me pasoja të rënda në mjedis!

Agron Duka: Mostrajtimi i mbetjeve spitalore, me pasoja të rënda në mjedis!

48
0
Partia Agrare Ambientaliste ka ndjekur me vëmendje një ngjarje të ditëve të fundit, që lidhet me menaxhimin e mbetjeve spitalore.
Me shkas nga një denoncim i emisionit investigativ STOP, prokuroria lëshoi urdhër arresti për një sipërmarrës në Kurbin, në menaxhimin e mbetjeve dhe masa të tjera për një dyzinë bashkëpunëtorësh të tij dhe inspektorë të mjedisit. Sipërmarrësi nuk kishte paisjet e duhura, por falsifikonte dokumentat dhe fitonte tendera, rreth 200 të tillë, në të gjithë vendin.
Ngjarja dëshmon gjendjen e rëndë të menaxhimit të mbetjeve të tërësi dhe mbetjeve të rrezikshme siptalore në vençanti.
Është e paimagjinueshme se si mbetjet e rrezikshme spitalore të përfundojnë në vendgrumbullimet e mbetjeve urbane, ndërsa subjekti paguhej për trajtimin dhe asgjësimin e tyre.
Nga sa publikonte programi investigativ, edhe pasi ishte zbuluar se subjekti nuk i kishte paisjet për asgjësimin e mbetjeve, sërish kishte marrë vetëm masën e pezullimit të përkohshëm të lejes, dhe i lë kohë që të blejë paisjet e duhuara. Ndërkohë që duhej të reagonte edhe më me ashpërsi, si në masa administrative, të revokimit të lejes, ashtu dhe të denoncimit në organet ligjzbatuese për falsifikimet që kishte kryer për vite me radhë.
Të shqetësuar për situatën e menaxhimit të mbetjeve dhe veçanërisht atyre spitalore, PAA i bën thirrje Ministrisë së Mjedisit që të marrë të gjitha masat dhe e të verifikojë me rreptësi plotësimin e kushteve nga kompanitë që menaxhojnë mbetjet spitalore.
Neglizhenca apo korrupsioni, në zbatimin e ligjit në fushën e mjedisit ka pasoja shumë të rënda.