Ballina Sport Nis Euro 2024, 51 ndeshje ekskluzivisht në platformën Tring

Nis Euro 2024, 51 ndeshje ekskluzivisht në platformën Tring

98
0

Sot në mbrëmje nis aventura më e bukur sportive e kësaj vere, Euro 2024, që
premton emocione të forta. Kampionatin evropian të futbollit, do të mund ta
ndiqni të plotë dhe ekskluzivisht në Tring, platformën që zotëron platformën
më prestigjioze sportive në vend.
Nën moton “bëjmë histori së bashku”, Tring u dhuron shqiptarëve kudo që
ndodhen ëndrrën kuqezi, për çdo abonim dhe riabonim, pasi Euro 2024 na gjen
më krenarë se kurrë, me djemtë e kombëtares në një sipërmarrje historike. Në
fushat e blerta gjermane, ata do të jenë 11, por pas tyre zemrat peshë të 10
milionë shqiptarëve kudo nëpër botë, të gjithë të bashkuar para ekranit të
Tring, me dy kanale të dedikuara, Klan Sport 1 dhe Klan Sport 2, të cilat do të
transmetohen ekskluzivisht dhe vetëm në këtë platformë, nw paketat
tokwsore, satelitore dhe OTT.
51 ndeshje, 24 skuadra dhe një qëllim i vetëm, ngritja e trofeut.
Në fushë do të zbresin më të mirët, mbi supet e tyre e gjithë pesha e ëndrrave
të qindra milionë njerëzve.
Ndaj, mbathni fanellat kuqezi dhe pranoni ftesën e Tring për të qenë pjesë e
festës më të madhe sportive evropiane dhe për të shkruar së bashku
historinë… Me Tring, zemrat rrahin kuqezi!