Ballina Rajoni Përfshihet nga flakët një fasoneri, zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit,...

Përfshihet nga flakët një fasoneri, zjarrfikësit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, zbardhen detajet e para (Video)

37
0

Një zjarri i madh ka rënë pas një shpërthimi në një fabrikë në Kato Kifisia mesditën e së mërkurës në Greqi. Sipas raportimeve nga mediat greke zjarr nuk është fikur ende ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë ende punën për fikjen e zjarrit.

Për shuarjen e zjarrit po punojnë 45 zjarrfikës me 15 automjete. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo të bllokuar. EKAB ka dërguar për masa paraprake dy autoambulanca, ndërsa për shkak të tymit të dendur janë dërguar 112 mesazhe për banorët e zonës, për të mbajtur të mbyllura dyer dhe dritare.

Zjarrfikësit sapo të arrijnë të shuajnë zjarrin, ata do të hyjnë në fabrikë për të përcaktuar nëse punëtorët kanë mbetur të bllokuar brenda. Policia rrugore ka vijuar me ndalimin e qarkullimit në Kifissias, në rrugën anësore të rrugës nacionale Athinë-Lamia nga lartësia e kryqëzimit Kalyftakis në drejtim të Athinës. Është një fabrikë prodhimi materiale izoluese, në rrugën Aegidon në Kifissia Panorama, pranë shkollave.