Ballina Politika Anulimi i turit të Ramës në Angli, përfaqësuesi për Diasporën zbardh detaje:...

Anulimi i turit të Ramës në Angli, përfaqësuesi për Diasporën zbardh detaje: E dinte që do e prisnin vrazhdë, po u mat pulsin

71
0

Themeluesi i lëvizjes ‘Diaspora për Shqipërinë e lirë”, Nador Bakalli i ftuar në një emision televiziv, tha se synimi i Ramës për turet e tij në vendet e Europës është për të kuptuar nëse ka mbështetjen e shqiptarëve që jetojnë në diasporë.

Bakalli u shpreh se justifikimi i Ramës pas anulimit të turit në Angli vjen për shkak se e dinte mospritjen e shqiptarëve atje.

“Rama kërkon një pastrim të imazhit të tij në diasporë, të cilën e ka nxirë dhe ne këtë e kimi të faktuar. Nuk do të thotë që njerëzit domosdoshmërisht përkrahin opozitën por ka një dakortësi në mospëlqim e mospërkrahje të Ramës që është e gjërë në diasporë.

E dyta është se ndoshta ai vet po mat pulsin e diasporës për të parë nëse ja vlen kjo votë e diasporës me llogaritë që bën ai.

Në Angli ai e dinte që do e prisnin në mënyrë shumë  të vrazhdë dhe problematike prandaj e anuloi, me justifikimin se nuk gjen sallë. Ka gjasë që në Gjermani të ketë qënë e njëjta situatë.”