Ballina Kosovë Rriten çmimet, ja sa po shitet një kurban në treg

Rriten çmimet, ja sa po shitet një kurban në treg

154
0

Nga 170 euro sa ishte vitin e kaluar, çmimi i një kurbani në Kosovë këtë vit ka shkuar në 350 euro.

Shitësit të cilën merren me shitjen e kurbaneve në disa qytete të Kosovës kanë treguar se sivjet nuk ka interesim të madh.

Një shitës nga Prishtina në kushte anonime, ka bërë një krahasim lidhur me çmimet e rritura të mishit në treg.

Ai thotë se kërkesa ka për kurbanë, por jo si vitin paraprak.

“Çmimet në këtë vit për kurbanë shkojnë prej 200-350. Kërkesa po ka nga qytetarët, por në numër më të vogël. Po shpresojmë që kërkesat të rriten. Vitin e kaluar i kemi shitë 150 deri 170 €, por sivjet ka ndryshu çmimi, se tash 10 qebap kushtojnë 10 euro, e rrjedhimisht ndryshon edhe çmimi i kurbanëve”.

Ndryshe nga çmimet në kryeqytet, në qytetin e Klinës ndryshojnë ato.

Blerja e një kurbani(deleje) kushton rreth 200 euro, përdallim nga viti paraprak që ka qenë 170 euro.

Kështu ka deklaruar një shitës nga qyteti i Klinës.

Arsyeja pse ka rënie te blerësve për Kurban Bajram, janë gjendja financiare e qytetarëve, sipas shitësit.

“Çmimet për kurban i kemi 200 euro, ka interesim të qytetarëve, por më pak se vitet e kaluara. Kjo mund të jetë si pasojë e gjendjes financiare të tyre. Vitin e kaluar çmimet kanë qenë afërsisht 170 euro. Mund të ndikojnë edhe disa propaganda që janë duke bërë këta hoxhallarët me kurbane, kah 120 e 140, i postojnë këto çmime por kur shkon me e ble nuk mundesh me marrë me atë çmim”.

Ndryshe nga çmimet e shitësve të kurbaneve, çmimi i caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) i kurbanit kushton 160 euro.

Idriz Gjikolli nga BIK thotë se sivjet ka interesim më të madh, krahas 2023-tes për të dhuruar para për shpërndarjen e kurbaneve.

Ai ka treguar procedurën që qytetarët e praktikojnë për Kurban Bajram në BIK.

“Ka filluar të rritet numri i të interesuarëve, krahasuar më vitin e kaluar. 160 euro kushton një kurban. Vjen paguhen në këshillin e BIK nëpër Komuna, mishi prehët dhe vazhdon të shpërndahet tek jetimët, studentët, Medrese e kështu me radhë”.

Për Fo janë deklaruar edhe nga Shoqata “Bereqeti” që merren pikërisht me shpërndarjen e kurbanëve të BIK-ut.

Xheladin Fazliu nga kjo shoqatë ka deklaruar se therja e kurbanëve bëhet jashtë Kosovës.

“Tregu është i lirë dhe, këtë vit kurbanet i therim jashtë Kosovës. Qysh ka të drejtë një qytetar i Kosovës një mall me porositë në Kinë, edhe na si Bashkësi Islame duhet ta hulumtojmë ku është tregu më i lirë, por natyrisht edhe ku është cilësia më e mirë”.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë thirrje të premten që therja e kurbaneve me rastin e festës së Kurban Bajramit, të bëhet vetëm në thertoret e licencuara nga kjo agjenci.

Pasi sipas tyre, therja jashtë këtyre objekteve jo vetëm që përbën shkelje ligjore, ajo rrezikon edhe shëndetin e përgjithshëm publik.

Qytetarët të cilët e kundërshtojnë këtë vendim do të gjobitën.

Drejtori i Inspekcionit, Florian Dushi ka thënë se çmimi i gjobës varet nga rrethanat.

“Ne i mbikëqyrim vetëm mos me lejuar me u stacioni kudo ata të cilët e bëjnë prerjen e kurbaneve. Edhe AUK e kryen pjesën e vet edhe na si Inspekcion. Po gjoba ka të parapara, varët krejt nga rrethanat numri etj”.

Koha për prerjen e kurbanit është mëngjesi i ditës së Bajramit, pas faljes së tij, e kurrsesi nuk lejohet të prehet para faljes së namazit të Bajramit, dhe kjo vlen deri para faljes së ikindisë, ditën e katërt të Bajramit.