Ballina Slider Gëzon formë të shkëlqyer, Borusia Dortmund interesohet për Zhegrovën

Gëzon formë të shkëlqyer, Borusia Dortmund interesohet për Zhegrovën

90
0

Talenti shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, po gëzon një formë të shkëlqyer teksa është shndërruar në një nga protagonistët e momentit te Lila, duke përfunduar në qendër të merkatos Europiane.

Pas skuadrës së njohur spanjolle, Real Sosiedad, të enjten është raportuar për një skuadër tjetër të madhe që interesohet për Edon Zhegrovën. 

Gjiganti gjerman, Borusia Dortmund ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, raporton “derwesten.de”. 

Bëhet me dije se Zhegrova është i hapur të largohet nga Lilë këtë edicion, ndonëse ekipi francez për kartonin e tij po kërkon të paktën 20 milionë euro. 

24-vjeçari ka 6 gola e 7 asistime në 25 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, ndërsa me Lilën ka kontratë deri në vitin 2026. 

 Ai është pjesë e Lilës prej janarit të vitit 2022 kur iu bashkua nga skuadra e Bazelit. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu