I gjithë Dortmundi ishte i veshur në ngjyrë të kuqe ditën e djeshme. Në stadiumin “Signal Iduna Park” ku u luajt dueli Itali-Shqipëri ishin mbi 50 mijë tifozë kuqezinj, ndërsa nga ana tjetër rreth 10 mijë “axurrë”.
Por një video është bërë virale duke u shpërndarë me qindra-mijëra herë. Bëhet fjalë për një episod ku tifozi shqiptar thyen një tufë makarona para tifozëve italianë. Video është parë si shaka e bukur mes dy tifozerive.
Tw: Italianophobia
Albanian fans snapped spaghetti in front of Italian fans ahead of the Italy-Albania Euro 2024 match. pic.twitter.com/7c3c5rByOI
— kos_data (@kos_data) June 15, 2024