Ballina Kulturë Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për...

Ed Sheeran shpallet artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për herë të shtatë

76
0

Ed Sheeran është shpallur artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar për të shtatin vit.

Sipas ‘The Guardian’ 33 vjeçari, i lindur në Yorkshire dhe i rritur në Suffolk, është hera e shtatë në nëntë vjet që ai kryeson listën e muzikës së përdorur në radio, TV dhe në vende publike në Mbretërinë e Bashkuar.

Sheeran, ka kryesuar të njëjtën listë në shtatë raste të ndryshme, duke shitur më shumë se 150 milionë disqe në të gjithë botën që nga shfaqja e tij me albumin debutues në 2011.

Duke pranuar pozicionin e tij, ai shprehu falenderime ndaj fansave të tij.

“Faleminderit që më emëruat artistin më të dëgjuar për vitin e kaluar. Faleminderit për ekipin tim, jo vetëm për mua, por për të gjithë artistët e tjerë me të cilët punoj  jam i lumtur që ju merrni këtë njohje”, tha ai.